Papa Françesku u bëri thirrje katolikëve që të lejojnë pandeminë e koronavirusit që të zgjojë tek ata dëshirën për të shërbyer dhe për të bërë mirë. “Në këtë kohë pandemie, narcisizmi, thënë ndryshe tendenca për të menduar vetëm për nevojat tona, të qënit indiferentë ndaj të tjerëve dhe mospranimi i mangësive dhe gabimeve tona është tërësisht i gabuar”, tha Ati i Shenjtë.

Papap Françesku i kërkoi Zotit që të “na çlirojë nga paraliza e egoizmit dhe të zgjojë tek ne dëshirën për të shërbyer, për të bërë mirë. Edhe më e keqe se kjo krizë është tragjedia e shkatërrimit duke u mbyllur në veten tonë”.