Madonna ka zbuluar se është duke iu nënshtruar një trajtimi rigjenerues pasi kishte dhimbje ekstreme për shkak të operacionit në gju. Mbretëresha 61-vjeçare e Pop-it e bëri njoftimin të martën përmes disa fotove të hatashme të të pasmeve të saj e veshur vetëm në të brendshme. “Më në fund do të marr trajtimin tim rigjenerues për gjurin. Unë do të kërceja lart e poshtë nëse do të mundesha pas 8 muajsh dhimbjeje! Më uroni fat!”, shkruan ajo.
Mjekësia rigjeneruese është procesi i zëvendësimit ose “rigjenerimit” të qelizave, indeve ose organeve njerëzore për të rivendosur një funksion normal të tyre. Madonna gjithashtu pohoi javën e kaluar se ajo ishte infektuar me koronavirus gjatë turneut, të cilin ajo e ka mposhtur tashmë duke e quajtur thjesht si një “grip shumë të keq”.
Në janar të vitit të kaluar, fansat dyshonin nëse këngëtarja i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje në të pasme, pas performancës në lokalin e famshëm të homoseksualëve Stonewall Inn, në New York në prag të Vitit të Ri. Epo zërat duket se u konfirmuan me këto pamje!