Përshtypja e parë që mund të lësh tek dikush mund të varet nga momenti kur e takon dikë, nga humori që ke atë ditë, nga ambienti ku ndodhesh, si dhe nga shenja jote e horoskopit. A je gati të zbulosh se çfarë përshtypje të parë krijojnë të tjerët për ty, bazuar tek shenja jote e horoskopit.
Dashi
Gjëja e parë që vihet re tek ju është energjia e brendshme që keni. Nga ana tjetër, njerëzit që ju takojnë e dinë që do ju jeni të gatshëm për të menaxhuar çdo situatë të mundshme dhe kanë tendencën të besojnë te ju.
Demi
Në takimin e parë ju jeni shumë të rezervuar, kështu të tjerët mund të mendojnë se jeni gjithnjë kështu. Në fakt, kjo sjellje e tërhequr të bën të dukesh misterioz në sytë e tyre dhe mund t’i frikësojë pak, pasi nuk arrijnë të perceptojnë një pjesë të madhe të personalitetit tënd.
Binjakët
Ty të pëlqen të flasësh dhe të bisedosh me këdo. Je shumë miqësor, pak llafazan, por edhe shumë argëtues.
Gaforrja
Përshtypja e parë që do të kenë njerëzit për ju do të varet nga faktori madhor: “Si jeni zgjuar atë ditë”. Nëse jeni zgjuar mirë do t’i tregoni anën tuaj të ëmbël, nga ana tjetër, nëse jeni zgjuar keq, thjesht do të bëni më të mirën tuaj për t’i injoruar, pa u munduar shumë.
Luani
Të lindurit në shenjën e Luanit e shijojnë shumë qendrën e vëmendjes. Ju jeni të fortë, ekstravagantë dhe keni një opinion për çdo gjë. Fillimisht njerëzit do të mendojnë se jeni egoist dhe sipërfaqësor, por të gjithë e dimë që këto përcaktime nuk mund të jenë kurrë të vërteta për një Luan.
Virgjëresha
Ju mund të dukeni të turpshëm në fillim, por vetëm ata që ju njohin mirë e dinë se sa të çmendur jeni. Gjithsesi gjatë takimit të parë me ju njerëzit mund të ndihen pak të frikësuar nga inteligjenca juaj, kështu që flisni me pak kujdes, pa i vënë në siklet.
Peshorja
Ju keni një aftësi të çuditshme, që ju lejon të bisedoni me dikë që e takoni për herë të parë, si të ishit duke biseduar me dikë që e njihni prej vitesh. Kjo bën që t’ju mbajnë mend si mik dhe jo si dikë që e takuan për herë të parë diku.
Akrepi
Përshtypja e parë që lë një Akrep në takimin e parë me dikë mund të përmblidhet me një fjali: Dua të di se çfarë mendon ai njeri.
Ju dukeni aq misteriozë, sa personat që ju takojnë për herë të parë fillojnë ta bëjnë qëllim jete zgjidhjen e enigmave brenda mendjes suaj.
Shigjetari
Ju jeni ai fëmija i lumtur që argëtohet duke luajtur me çdo gjë dhe njerëzit që ju takojnë për herë të parë ju kujtojnë gjithnjë me buzëqeshje.
Bricjapi
Kur ju takojnë për herë të parë njerëzit ju kanë pak frikë, për shkak se dukeni seriozë dhe autoritarë. Gjithsesi, pas disa takimesh ata mund të kenë fatin të zbulojnë anën tuaj të ndjeshme dhe të ëmbël.
Ujori
Juve u pëlqen të argëtoheni dhe këtë e ka kuptuar çdokush, madje dhe ata që ju takojnë për herë të parë. Tashmë të gjithë e dinë që Ujori është shpirti i festës.
Peshqit
Ju vërtet jeni shenja më e ndjeshme e zodiakut, por ata që ju takojnë për herë të parë do të mendojnë se jeni një “Bricjap” serioz dhe i vrazhdë. Kjo pasi gjatë takimit, nuk do të lëvizni asnjë muskul në fytyrën tuaj dhe nuk do të shprehni asnjë emocion.