Dashi

Një Dash nuk rri dot asnjë moment pa bërë diçka. Dhe kur nuk ka asnjë veprim për të bërë, është aty mendimi që vërtiten në kokën e tij. Mendon, mendon dhe mendon…

Binjakët

Vdes të mësojë gjëra të reja. Në kokë ka njëmijë ide dhe bëhet shpesh nervoz sepse s’mund t’i kryejë të gjitha. Shumicën e kohës është i mahnitur nga mendimet e veta dhe koka e tij nuk pushon kurrë së menduari.

Peshorja

Është një njeri i qetë, por ka një nervozizëm të fshehur që shpërthen herë pas here si një vullkan. Miliona ide i kalojnë në kokë. Do paqen, ekuilibrin dhe zakonisht këto mendime i vërtiten vazhdimisht. Është njeri i pavendosur që mund të ndryshojë 1 mijë herë mendje para se të marrë një vendim përfundimtar.

Ujori

Është një nga njerëzit më të pavarur të horoskopit dhe shumicën e kohës e shikon vetëm. Ndaj mendja e tij mendon me të njëqindën në sekondë.

Peshqit

Ka shumë kreativitet, aq sa duket sikur i përket një planeti tjetër. Është jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe i zhytur në ide për t’u zhvilluar vazhdimisht.