Premier League do të rikthehet në fushë dhe po diskutohen dhe çështjet e fundit. Në këtë vorbull diskutimesh The Sun ka zbuluar një skenar surreal. Sezoni i kampionatit anglez mund të mbyllet në Australi. Një ide e qarkulluar së fundmi ka qenë për të luajtur 92 ndeshjet e mbetura jashtë vendit. Ishte Gary Neville që e hodhi si ide dhe menjëherë shteti i Perthit në Australi u ofrua për të mbyllur sezonin në Premier League.

Agjenti anglez Gary Williams që jeton në ishullin australian ka nisur menjëherë kontaktet me qeverinë dhe Ministrinë e Sporteve për t’i porpozuar një ide të tillë. Shumë klube kanë rënë dakord dhe janë gati të ofrojnë stadiumet e tyre për t’u luajtur kampionati anglez.