Familja mbretërore britanike ka publikuar disa foto të reja të princeshës Sharlotë, vajza e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit. Në këto foto vogëlushja shihet duke shpërndarë ushqim për shtresat në nevojë, ndërsa Sharlotë feston sot ditëlindjen e saj të pestë.

Imazhet e fotografuara nga nëna e saj Kate Midleton, tregojnë Sharlotën që çon ushqim për të moshuarit gjatë epidemisë së koronavirusit. /Opinion.al