Chelsea i është bashkuar garës për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi. PSG e ka në dorë, pasi duhet të paguajë 70 milionë euro për kartonin e tij, por francezët po mundohen të ulin këtë shifër.
50 milionë euro+10 të tjera bonus ishte oferta e parë e PSG për zikaltrit që u hodh menjëherë poshtë. Drejtuesit e Interit janë lodhur nga pasiguria e PSG-së, prandaj afrimi i Chelseas në garë është i mirëpritur.
Sun Sport shkruan se londinezët kanë nisur negociatat me sulmuesin 27-vjeçar. Situatën po e vëzhgon Juventusi, Napoli për ta rikthyer në Serie A, ndërsa Manchester United e do në Premier League.