Ka qenë një pyetje që gazetarja Rudina Xhunga i ka drejtuar në një intervistë Sali Berishës, për të cilën ky i fundit nuk ka reaguar aspak mirë. Dhe lidhej me origjinën e tij, fshatin Viçidol të Tropojës.

Rudina Xhunga: Unë i bëra në një intervistë, një pyetje që mu duk e bëshme. E pyeta: “Ju vini nga një fshat në Tropojë, a ju ka kompleksuar ky fshat?”. Ai pati një reagim që nuk e prisja. Dhe nuk më erdhi për intervista për shumë kohë.

Mustafa Nano: E ka kompleks vendin e origjinës. Berisha s’ka folur kurrë në 30 vite për fshatin e vet.

Xhunga: Dhe bën gabim, se ka një fshat fantastik. Ti je shtëpia ku linde.

Nano: Kur e kanë pyetur çfarë kujton nga fëmijëria, ka thënë: ‘Unë kujtoj kuajt, ujërat dhe tingujt e këngës padam padam.” Shiko sa të thellë e ka kompleksin, që nuk përmend çiftelinë.

Xhunga: Vëllait të Sali Berishës ime më i ka dhënë mësim, dhe ka të njëjtin dashuri për atë vend. Unë kur vajta e vizitova pata të njëjtin mendim, ishte i jashtëzakonshëm.

Pastaj varet kur me kalimin e kohës njeriu fiton një lloj sigurie dhe për kujtimet. Njerëzit janë bërë lider edhe për shkak të karaktereve, për shkak të gjërave që kanë urryer, grave që kanë patur apo kanë, një lider pa kuptuar karakterin s’është kurrë i kuptueshëm.