Vazhdon luf ta e hapur mes qeverisë së futbollit italian dhe Ministrit të Sporti, Spadafora, teksa ditët e shkuara – zbulon Tuttosport – FIGC do të takohet me Komitetin Tekniko-Shkencor (CTS), që thërritet për t’u shprehur mbi protokollin sanitar të prezantuar nga Gravina dhe konsulentët e tij, një kalim vendimtar për të kuptuar se çfarë do të bëjë qeveria.

Futbolli i kërkon shtetit që të vendosë se çfarë do të bëjë. Rifillimi i futbollit, edhe pse i kushtëzuar, me dyer të mbyllura dhe probleme, do të ishte një sinjal drejt rikthimit në normalitet. Presidenti i Federatës, Gravina, është gati që të vendosë qeverinë përpara një ulti matumi: mjaft me shtyrje, tani duhet të dihet se si do të rinisim gjithçka.