Kryeministri Edi Rama tha sot në një bashkëbisedim me gazetarët se suksesi i deritanishëm në luftën kundër pandemisë, nuk është vetëm i qeverisë. Ai shtoi se ky është një sukses i vendit, duke iu përgjigjur kështu qëndrimeve të opozitës joparlamentare.

“Ne jemi të përgatitur edhe për një valë të dytë infektimesh, që largë qoftë po ndodhi” – tha Rama. Ai shtoi se qeveria ka tashmë “master-planin” e rimëkëmbjes. Rama u shpreh se në 2021 do të shihen rezultate konkrete në këtë drejtim. “Brenda pak muajsh do të shohim edhe rikuperimin e humbjeve që kemi pasur në punësim” – tha Rama.