Kryetari i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja zhvilloi sot një takim me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ku ndanë mendimet mbi ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

“U dakordësuam se themelet e kësaj reforme janë të çimentuara në Kushtetutën e vendit dhe tani është koha që institucionet e drejtësisë të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë te drejtësia e re”, tha Manja.

Manja tha se ambasadorja Kim mori sigurinë se komisioni i Ligjeve, do të vazhdojë të mbështesë pa hezitim zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi në koordinim me bashkautorët e kësaj reforme: SHBA dhe BE”.