“Reforma Zgjedhore ka pasur që në krye të herës vullnetin tonë për reflektimin e ndryshimeve të nevojshme në rrugën tonë europiane”, deklaroi sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Spiropali tha se “depolitizimi i administrimit zgjedhor nga kreu në fund dhe Kolegji Zgjedhor me gjyqtarë të vetuar, janë disa nga pikat për të cilat kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit deri në dakordësi të plotë”.
Po ashtu, ajo theksoi se “përfaqësimi i grave me 30% në listat zgjedhore, ndryshimi i periudhës zgjedhore si dhe rritja e financimit të partive politike nga shteti për të shtuar transparencën, janë të tjera çështje për të cilat PS bie dakord”.