Danny Rose nuk është dakord.

Mbrojtësi i Newcastle ka shprehur gjithë zemërimin e tij për lajmin e ardhur nga Qeveria në lidhje me rifillimin e mundshëm të stërvitjeve nga 1 qershori në Angli dhe, për rrjedhojë, rifllimin e mundshëm të Premier League në javët pasardhëse.

Gjatë një lidhje direkte në Instagram, futbollisti anglez ka qenë i drejtpërdrejtë. “Qeveria ka lajmëruar se futbolli do të kthehet dhe se do të ndihmojnë në ngritjen e moralit të vendit”, ka thënë Rose.

“Sinqerisht, nuk më intereson kjo gjë. Dreqin, janë në lojë jetë njerëzish. Personat jetojnë me rrezikun e infektimit. Nuk duhet folur për futboll deri kur shifrat e kësaj pandeie nuk do të ulen ndjeshëm”, ka thënë futbollisti, i cili është kundër rifillimit të Premier League.