Kim Jong-un u rishfaq sërish pas tri javëve mungesë në sytë e publikut. Ai është parë për herë të fundit më një maj, në inaugurimin e fabrikës së mbeturinave në Penian.Për këtë arsye, mediat botërore aluduan jo pak mbi shëndetin e diktatorit, madje shkuan deri aty sa hamendësuan se ai mund të ketë vdekur. Lideri i Koresë së Veriut, është parë duke kryesuar një takim që në fokus kishte kapacitetin e armëve nukleare.
Në prani të Komisionit të Shtatë Qendror Ushtarak të Partisë së Punës të Koresë, Kim tregoi synimet për të rritur forcën e ushtrisë dhe për t’i vënë në gatishmëri forcat strategjike. Raportohet se diktatori përmendi nevojën për të përmirësuar “makinerinë e panevojshme dhe defektet përbërëse” të ushtrisë, në mënyrë që të mund të jenë më të përgatitur në rast të një sulmi nga forcat e huaja, shkruan The Guardian.