Për shkak të situatës së vështirë të Covid-19 në vendin tonë, fillimisht u vendos që emisioni “Në kurthin e Piter Pan” të regjistrohej pa publik në studio. Mirëpo, për të mos vënë më tepër në rrezik jetën e vogëlushëve, “Në kurthin e Piter Pan” u pezullua, për të nisur transmetimin në një moment të dytë. Duke qenë se situata po i kthehet dalëngadalë normalitetit, Alketa Vejsiu ka dhënë lajmin e bukur për ndjekësit e saj në Instagram.

“Në kurthin e Piter Pan” do të rikthehet sonte në ekran për të na shoqëruar gjatë mbrëmjes. Si gjithmonë, transmetimi do të nisë në orën 20:15 në “Tv Klan”. “Sonte ora 20.15 @rtvklan @rtvklan. Na mori malli! The New Normal!”- shkruan moderatorja krahas kolazhit me fëmijët e emisionit.