Në rubrikën e tij për Times, Wayne Rooney ka folur këtë herë për Ravel Morrison, ish-lojtarin e Manchester United dhe Lazio-s. “E shikoja të luante Ravel-in dhe mendoja se kishte të gjitha karakteristikat e duhura për të shpërthyer. Gjatë një stërvitje ia kaloi tre herë topin mes këmbëve Vidic-it. Kam parë të dalin shumë talente nga ekipet e moshave të United, si Pogba dhe Ligard, por Morrison ishte më i fortë se ata dhe shumë”, ka thënë Rooney.
“Fatkeqësisht, ka shkatërruar gjithçka me sjelljen dhe një stil jete jo shumë të përshtatshëm, një gjë e trishtueshme. Historia e Morrison tregon se, për të arritur në nivele të larta në futbollin profesionist, duhet të bësh një jetë të rregullt”. “Shembulli perfekt është Gary Neville, nuk ishte një futbollist i shkëlqyer, por ka shfrytëzuar në maksimum karakteristikat e tij, duke dhënë gjithçka në stërvitje. Kjo ishte ajo që kërkontë Sir Alex Ferguson”.