Mesditën e sotme, një grup që është prezantuar si Shoqëri Civile kanë zhvilluar një protestë tek “Sheshi Skënderbej” në Tiranë.
Ata kërkojnë që t’i jepet fund kufizimeve që ka vendosur qeveria për shkak të pandemisë së karonavirusit.
Një nga më të ashprit ka qenë ambjentalisti Sazan Guri.
Ai u shpreh se nuk ka anjë pandemi dhe se Rama tallet me jetët e shqiptarëve.
Ai theksoi se gjithçka është një mashtrim.
“Këta që u mblodhën 200 veta sot, nuk i komandoi njeri, janë të pashpirt.
Janë 2 milionë të tjerë gati për pròtestë. Në këtë rast, këto u mblodhën për të protestuar kundër një diktature sepse diktatura nuk mund të zgjasë gjendja që quhet në të gjithë botën si diktaturë e ligjit.
Po këtë ma shpjegon dot, asnjë i vdekur këto dy javë.
Përse parlamenti nuk gabon. Le të flasë Rama me doktorin më të madh gjerman që thotë që është mashtrim i madh, që është pándemi.
E lamë që të kontrollojë 3 javë jetën tonë, por nuk mund të tallet.
Ne e kuptuam që nuk është pandemi dhe Shqipëria është e vecantë për shumë arsye”, tha Sazan Guri për FaxNews.
Ditën e sotme, protestuesit janë shpërndarë forcërisht nga forcat e Policisë. Ata ishin mbledhur në shesh, për të kundërshtuar masat e marra për koronavirusin. Menjëherë ndërhyri Policia, e cila i ka tërhequr zvarrë ata për t’i shoqëruar protestuesit, ndërkohë disa prej tyre kanë bërë edhe rezistencë.