Sazan Guri ka qënë i ftuar në emisionin e Artur Zhejit, ku ka folur lidhur me pandeminë e koronavirusit.Në fjalën e tij, Guri është shprehur se pandemia është një mashtrim i madh njerëzor.Për të treguar “revoltën” e tij, Guri shpalli gjithashtu mosbindjen civile, duke pretenduar se nuk do t’u bindet me urdhërave të qeverisë.
“Gjithë kjo është një mashtrim i madh njerëzor, një ekzagjerim. Ekzistonte një situatë virusale, por meqë ishte hera e parë, ishte më i fortë. Biles unë qysh tani shpall mosbindjen civile. Nuk i bindet më urdhrat të qeverisë, se jam i bindur se dielli, uji dhe ajri janë ilaçi ndaj virusit,”-tha ai.