4 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë të ditur se janë testuar gjithsej 332 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat janë konfirmuar këto 4 raste me COVID-19.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan. Po ashtu mësohet se sot janë shëruar 19 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sotështë gjithsej 820 raste.
Gjithsej në Kosovë regjistrohen 1.052 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.