Setien: “Barcelona do të vuajë me rregullin e ri, 5 zëvendësime” Setien beson se vendimi për ndërrimin e 5 futbollistëve në një ndeshje, vetëm sa do t’i bëjë keq Barcelonës. Për shkak të pandemisë, që paralizoi gjithë botën, ndërpreu edhe futbollin, me rikthimin e saj – UEFA vendosi që në një ndeshje të lejohen 5 zëvendësime, në mënyrë që futbollistët të qëndrojnë të shëndoshë dhe t’i shmangen lëndimeve si pasojë e mungesës së gjatë në fushë dhe orarit të ngjeshur të ndeshjeve.
Kjo, sipas trajnerit të Barcelonës, Quique Setien, kjo është në dëmë të ekipit të tij. “Mendoj se do të na sjellë më shumë të këqija se të mira”, u shpreh Setien. “SHumë ndeshje zgjidhen në minutat e fundit të ndeshjes dhe me ndryshimin rivalët do të kenë mundësi të fusin më shumë këmbë të freskëta në fushë, kur ne presim të përfitojmë nga kjo lodhje”. Me 11 ndeshje të mbetura këtë sezon, Barcelona ka 2 pikë më shumë se Real Madridi dhe synon të vazhdojë në këtë mënyrë për t’u shpallur sërish kampion. La Liga zyrtarisht do të rinisë me 11 qershor.