DASHI
Ka shume mundësi qe marrëdhënia juaj me partnerin te filloje te stabilizohet deri ne fund te ditës. Do jeni shume me te logjikshëm dhe do mendoni për te mirën e përbashkët. Ju beqaret, duke qene shume te zënë me pune nuk do keni kohe te mendoni për dashurinë. Pozicionimi jo i mire i Neptunit ne qiellin e financave mund te sjelle vështirësi. Tregohuni sa me te kujdesshëm ne çdo moment.
DEMI
Sot do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift dhe do jepni gjithçka nga vetja qe marrëdhënia me partnerin te jete fantastike. Do flisni edhe për mosmarrëveshjet e se shkuarës dhe do sqaroni gjithçka. Beqaret do kenë njohje, por asnjë persin nuk do ju përshtatet plotësisht. Ne planin financiar nuk do keni vështirësi pasi keni marre te gjitha masat e nevojshme.
BINJAKET
Do jeni shume realiste sot ju te dashuruarit dhe nuk do hidhni asnjëherë hapa te gabuara. Flaka e pasionit do qëndrojë e ndezur gjithë kohës. Beqaret duhet te tregohen te kujdesshëm nëse tërhiqen nga një koleg buke. Me ta duhen menduar mire gjerat para se te hidhen hapa. Për financat do jete dite e paqëndrueshme dhe ne shume momente do ndiheni keq.
GAFORRJA
Gjerat kane për t’iu ecur keq gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. Ne shume momente do e ngrini zërin dhe nuk do e përmbani dot veten. Beqaret do jene shume entuziaste nga një njohje e re, por nuk do pranojnë te hedhin menjëherë hapa edhe sikur t’iu behet një propozim interesant. Paratë do jene te mjaftueshme për te kryer te gjitha detyrimet e kësaj dite.
LUANI
Marrëdhënia ne çift ka për te qene disi me e stabilizuar sot. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe nuk do mbani me mëri as për te shkuarën. Beqaret do kenë mundësi te mira për te filluar aventura romantike mjaft emocionuese. Ne planin financiar mos merrni shume rreziqe sepse situata ne një moment mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe do i vuani gjate pasojat.
VIRGJERESHA
Marrëdhënia juaj me partnerit do jete e mbushur me gëzim e hare sot. Do e keni me te lehte te komunikoni dhe te shprehni çdo dëshirë. Beqaret do kenë një dite plot surpriza te këndshme. Për te përjetuar kënaqësi e për te mos u ndier me vetëm mund te fillojnë edhe aventura afatshkurtra. Financat nuk do jene te mira dhe do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa shpenzime.
PESHORJA
Do jeni me te qarte për atë qe doni te bëni sot ne jetën tuaj ne çift dhe shume gjera kane për te marre udhën e duhur. Komunikimi dhe bashkëpunimi do jete i ngrohte. Beqaret nuk duhet te hezitojnë t’i shprehin ndjenjat sa me shume qe te mundin sepse vetëm ne këtë mënyrë do e bëjnë për vete personin e duhur. Ne planin financiar duhet kujdes. Ulini menjëherë shpenzimet.
AKREPI
Dite shume e bukur dhe pa te papritura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin tuaj dhe e ardhmja do jete e mrekullueshme. Edhe për beqaret perspektivat janë te mira. Mos prisni te filloni menjëherë lidhje serioze. Ne planin financiar duhet te reflektoni me kujdes dhe te mos hidhni hapa te pamenduara.
SHIGJETARI
Do jeni shume te shqetësuar sot lidhur me një çështje delikate dhe asgjë nuk ka për te ecur si duhet me partnerin. Mos e lini shume pas dore sepse situata mund te dale edhe jashtë kontrollit tërësisht. Beqaret nuk duhet te tregohen impulsive sepse do gabojnë. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe edhe sikur gjendja e te ardhurave te jete e qëndrueshme.
BRICJAPI
Dite shume e tensionuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni ide dhe mendime te ndryshme me partnerin dhe nuk do kuptoheni dot se bashku. Beqaret do kenë disa njohje, por asnjeri nuk do iu duket i përshtatshëm për ta pasur pranë. Financat nuk do jene aspak ne gjendjen qe ju keni pritur. Do ju duhet ende kohe për ta përmirësuar situatën.
UJORI
Jupiteri do sjelle ndryshime mjaft pozitive gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do ndiheni për mrekulli pranë partnerit dhe do merrni edhe vendime me rëndësi për te ardhmen. Beqaret do kenë një dite te ndërlikuar dhe plot angazhime prandaj nuk do kenë kohe te mendojnë për dashurinë. Ne planin financiar do ketë tronditje te vogla.
PESHQIT
Do kaloni momente te mrekullueshme gjate kësaj dite pranë personin qe dashuroni dhe nuk do doni te shkëputeni për asnjë sekonde prej tij. Beqaret do kenë takime te papritura te cilat mund t’ua ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen. Financat nuk do jene aspak te mira. Duhet te mendoheni disa here para se te kryer çdo lloj shpenzimi nëse nuk doni te keni probleme.