Disa njerëz janë si “muri” dhe nuk flasin, por të tjerë e kanë të vështirë t’i mbajnë të gjitha për vete. Kur bëhet fjalë për të mbajtur gojën mbyllur, 3 shenjat e mëposhtme nuk ia dalin dot, jo se nuk duan, por gjithmonë gjejnë rastin që të tregojnë sekretet me qëllim.

Shigjetari

Si filozofi i zodiakut, shigjetari është pak i shqetësuar me faktet dhe më i interesuar me të vërtetën. Ata duan të kapin gjithmonë thelbin e gjërave, jo detajet e vogla të cilat ju duken të parëndësishme. Këta njerëz karizmatikë njihen për mënyrën e të treguarit të historive, pëlqejnë ekzagjerimet dhe dramatizimin e situatës. Kini kujdes me gjërat që keni konfidenciale sepse nëse shihjetarëve do t’ju duket histori interesante me siguri do ta ritregojnë.

Binjakët

Kjo shenjë është gjithmonë gati për të bërë thashetheme dhe e kanë vështirë ta mbajnë gojën mbyllur. Duke qenë se janë të ndikuar nga Mërkuri, planeti komunikimit, gjithçka që ata duan të bëjnë është të komunikojnë. Ata janë shpirti i festës, por s’duhen përfshirë në planifikim surprizash sepse me siguri do ta zbulojnë, jo sepse duan t’i prishin qejfin të tjerëve, por nëse informacioni që kanë është argëtues, do ta ndajnë me të tjerët.

Virgjëresha

Kjo shenjë ka tendencë të përshihet shumë në jetën e të tjerëve. Problemi qëndron se ata kërkojnë që çdo gjë të shkojë sipas planit të tyre. Madje për të arritur qëllimin e tyre janë të gatshëm të ndajnë edhe sekrete vetëm që situata të jetë në favorin e tyre.