DASHI
Jeta juaj ne çift do rrezikohet nga monotonia sot. Imagjinata do ju lere ne balte dhe mërzitje do ju pushtoje gjithë kohës. Beqaret mund te hedhin hapat drejt një lidhjeje afatgjate qe do i emocionoje përgjithmonë. Gjithë pritja e gjate me ne fund do shpërblehet. Plutoni do ju mbështesë ne planin financiar dhe gjendja ka për te mbetur mjaft e mire. Nuk do keni aspak ankesa.
DEMI
Nëse lidhja juaj është e forte sot ka mundësi te merrni disa vendime shume te rëndësishme. Gjithçka do marre me shume kuptim dhe do ndiheni me te plotësuar. Beqaret do frymëzohen nga Venusi dhe do kenë një dite te mrekullueshme. Takimet nuk do mungojnë për asnjë moment. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
BINJAKET
Ka mundësi qe sot ta përmirësoni marrëdhënien me partnerin ju te dashuruarit dhe zemra do ju rrahe akoma me fort. Disa probleme te jashtme do ju bashkojnë edhe me shume me njeri-tjetrin. Beqaret do kenë një dite disi te ngarkuar me pune dhe nuk do gjejnë kohe për dashurinë. Për financat ka ardhur koha te merrni masa dhe ta stabilizoni sa me pare situatën. Po i late gjerat pas dore do keni probleme me serioze.
GAFORRJA
Nëse jeni ne një lidhje, marrëdhënia juaj në çift ka për të qene vërtet e bukur. Do dini si t’i shprehni përherë ndjenjat dhe nuk do e lini asnjë moment pas dore atë qe dashuroni. Beqaret po i lanë gjerat te rrjedhin vete kane për te përjetuar emocione akoma me te mëdha. Për financat fati do jete me shumice dhe asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur.
LUANI
Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete shume i ngrohte sot. Do jeni me te afërt me partnerin dhe do i sqaroni edhe disa keqkuptime te mbetura pezull. Beqaret do jene aq shume te zënë duke kërkuar personin e duhur saqë nuk do kenë kohe te fiksohen diku. Sektori i financave do jete delikat për shkak te pakujdesisë se treguar kohet e fundit. Po vazhduat njësoj do mbeteni shpejt pa para.
VIRGJERESHA
Venusi do e ndriçoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe me ne fund do arrini te ndreqni edhe disa gabime. Pasditja dhe mbrëmja do jene me interesante. Beqaret do dehen nga takimet sot dhe nuk do dine cilin person te përzgjedhin për me tej. Me mire le qartësohen njëherë e pastaj te vendosin përfundimisht. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer prandaj duhet te tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet qe do kryeni.
PESHORJA
Sot do tregoheni me te hapur me partnerin tuaj dhe do ja shprehni atij pafundësisht ndjenjat. Marrëdhënia ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret nuk do arrijnë dot te fillojnë një lidhje pasionante ashtu si e kishit ëndërruar, por flirtet me disa persona nuk do mungojnë. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe do jeni mjaft luftarake për te ruajtur gjendjen sa me te mire.
AKREPI
Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme sot. Partneri do tregohet i dashur dhe përkëdhelës. Ai do ua plotësojë te gjitha dëshirat dhe do ju beje te ndiheni sa me mire. Beqaret do kenë veçse takime pa asnjë te ardhme dhe do gjenden ne situata mjaft te vështira. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shume. Menaxhojeni me kujdes situatën ne mënyrë qe mos mbeteni pa para.
SHIGJETARI
Ndryshe nga sa mendonit jeta juaj ne çift nuk do jete pasionante sot. Autoriteti juaj i tepruar ne disa momente mund te sjelle debate te forta. Ju beqaret do luani rolin e personave te paarritshëm dhe do keni pretendime. Ne fakt, ne këtë mënyrë vetëm sa do i hapni pune vetes. Ne planin financiar nuk do keni vështirësi shume te mëdha, por as ndonjë përmirësim te dukshëm.
BRICJAPI
Mos bëni gjera për te cilat te pendoheni sot ju te dashuruarit sepse do i vuani pasojat për një kohe te gjate. Sido qe te jene punët me mire merreni gjithçka shtruar. Beqaret gjithashtu duhet te reflektojnë disa here edhe pse mund t’iu pëlqejë tej mase një person. Me financat do keni shume fat kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe disa shpenzime me tepër sesa zakonisht.
UJORI
Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar sot. Nuk do keni aspak vështirësi ne komunikim dhe ne shprehjen e ndjenjave. Beqaret me ne fund do e realizojnë ëndrrën e tyre, atë te gjetjes se personit me te cilin te krijojnë një lidhje te qëndrueshme. Me financat nuk do keni probleme serioze, megjithatë e mira është qe te shpenzoni përherë me llogari dhe largpamësi.
PESHQIT
Ju te dashuruarit do ndiheni me te hapur gjate kësaj dite për te shprehur ndjenjat dhe pse jo për te bere edhe ndonjë surprize te vogël. Debatet thuajse do mungojnë plotësisht mes jush. Ju beqaret duhet te mateni mire para se te hidhni hapa sepse ndonjëherë pamja zhgënjen. Financat do kenë disa përmirësime te vogla, por te mjaftueshme për te kaluar një dite pa vështirësi.