DASHI

Për sa iu përket çështjeve te zemrës dita e sotme ka për te qene tej mase pozitive sot. Do jeni te gatshëm për te përgatitur edhe surpriza dhe për te provuar emocione te reja. Ju beqaret duhet t’i shprehni ndjenjat nëse keni kohe qe e pëlqeni dike. Do jeni me fat sot. Për financat do jete dite e mbushur me tronditje te njëpasnjëshme sepse keni kohe qe e keni lëshuar fillimin.

DEMI

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot dhe pranë partnerit do kaloni vetëm momente te bukura. Romantizmi do shtohet dhe mbrëmja ka për te qene akoma me e zjarrte. Beqaret do kenë një dite te trazuar dhe nuk do arrijnë dot as te mendojnë për jetën sentimentale. Për te përmirësuar financat mos prisni te fitoni lotari e as qe te tjerët t’iu japin para hua.

BINJAKET

Dite shume pozitive ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni aq mire pranë atij qe dashuroni saqë tashme do ndiheni gati për te pranuar edhe propozimet qe ai ka kohe qe ua ka bere. Beqaret gjithashtu do kenë një takim interesant qe mund te çoje ne një lidhje mjaft te qëndrueshme. Nëse me shpenzimet nuk e teproni dhe mendoni për te ardhmen, gjendja e financave do mbetet e mire.

GAFORRJA

Sot, për shkak te ndodhive ne jetën tuaj ne çift, do e ndryshoni pikëpamjen qe kishit për jetën dhe do e dashuroni me shume atë. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe nuk do ua prishe qejfin për asgjë. Beqaret nuk do kenë mundësi për te filluar lidhje serioze, por për aventura kalimtaret rastet do jene te shumta. Buxheti mund te dobësohet për shkak te një investimi qe do bëni për shtëpinë.

LUANI

Dite e mbushur me aktivitete, komunikim dhe harmoni do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne asnjë moment nuk do ndiheni keq. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës, por nuk do arrijnë te bëjnë për vete personin qe me te vërtetë e pëlqejnë shume. Me mire le te presin edhe pak sesa te fillojnë diçka me një tjetër. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e kënaqshme.

VIRGJERESHA

Nuk duhet te kërkoni gjera te pamundura nga partneri juaj gjate kësaj dite, por mire do jete t’i merrni gjerat sa me shtruar. Ai do ju dashuroje sipas mënyrës se tij. Beqaret do ndihen te lumtur pranë disa personave qe sapo kane njohur dhe do jene gati te fillojnë një lidhje me ta. Ne planin financiar do i rregulloni problemet qe iu kishin dale me herët dhe do jeni te qete.

PESHORJA

Jeta juaj ne çift do jete plotësisht e qete sot. Vërtet nuk do dashuroheni me pasion te madh, por nuk do keni as debate apo zënka me partnerin. Beqaret nuk do binden aspak nga takimet qe do realizojnë dhe do preferojnë te presin ende për te bere ndryshime. Për financat do jete një dite goxha e vështirë. Pranojeni ndihmën e te afërmeve sepse ata nuk do ju luten gjithë kohës.

AKREPI

Dite shume e zakonshme dhe pa asgjë te re kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret do ndihen gati për te pranuar ftesa dhe për te bere çmenduri me personat qe do i joshin. E rëndësishme është qe nuk do mërziten dhe do përjetojnë emocione. Gjendja e te ardhurave do lere shume për te dëshiruar. Nëse nuk tregoheni pak dinake do keni probleme serioze.

SHIGJETARI

Do jeni shume te ndjeshëm sot ju te dashuruarit dhe mund te lëndoheni edhe nga ndonjë kritike e vogël e partnerit. reflektoni dhe do e kuptoni se asgjë nuk ka qene me qellim te keq. Beqaret do mendojnë se fillimi i një lidhjeje thjesht sa do ua ndërlikojë jetën dhe nuk do duan te bëjnë ndryshime. Ne planin financiar ekuilibri do mbizotërojë gjithë kohës kështu qe mos u shqetësoni.

BRICJAPI

Dita e sotme do jete shume e kënaqshme për ata qe janë ne një lidhje dhe ne çdo çast do e shprehin lumturinë qe do ndiejnë. Beqaret do fillojnë romanca te këndshme dhe emocionet do jene te fuqishme. Shpesh do ju duket vetja si ne ëndërr. Ne planin financiar gjerat do ecin mire nëse dini sa te shpenzoni dhe sa para te hiqni mënjanë.

UJORI

Sot do jeni tej mase kërkues ndaj partnerit tuaj ju te dashuruarit dhe nuk do kënaqeni me dashurinë qe ai do iu japë. Ne fakt duke kërkuar shume mund te mbeteni pa asgjë. Beqaret do kenë një dite shume te veçante dhe plot takime. Ka mundësi qe gjerat te ndryshojnë njëherë mire ne kahun pozitiv. Ne planin financiar Urani do ju ndihmoje te gjeni zgjidhje për çdo problem qe keni pasur.

PESHQIT

Do qëndroni shume besnike sot juve qe jeni ne një lidhje dhe as qe do tundoheni te shikoni dike tjetër. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe do humbin mundësi shume te mira. Dikush tjetër do tregohet me i shkathet dhe do ua rrëmbejë nga duart. Financat do jene te mbrojtura. Nuk do keni asnjë lloj tronditjeje kështu qe mund te jeni te qete ne këtë pike.