Ditët e karantinës së Miriam Canit dhe Alban Skënderajt janë bërë më të bukura për shkak të dy bekimeve të tyre, Duam dhe Amelisë. Dy këngëtarët po i kushtojnë të gjithë kohën e mundshme të vegjëlve dhe kanë treguar se familja e tyre duket e mbushur tashmë që edhe Duam ka ardhur në jetë. Megjithëse janë treguar tepër diskretë me portretin e të voglit, Miriami nuk i reziston dot disa pozave të ëmbla me bebushin, të cilat i ndan me ndjekësit e saj në Instagram.
Sot, këngëtarja dhe Duam kanë shijuar së bashku kohën nënë e bir, teksa merrnin rrezet e diellit në mëngjes. Miriam ka fotografuar duart e të birit të cilat i mban me të sajat, ndërsa krahas pozës së ëmbël shkruan: “Këto duar”, duke e shoqëruar shkrimin me shumë zemra. Duam erdhi në jetë në muajin janar të këtij viti, si dhurata më e bukur e vitit të ri për çiftin.