Një fabrikë peshku në Lezhë, është konstatuar duke shkarkuar mbetjet në kanalin e ujësjellësit. Gjatë kontrollit të policisë në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, u procedua penalisht shtetasi G.A., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit konstatuan se fabrika e përpunimit të peshkut, shkarkonte mbetjet në rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit në Shëngjin.
IKMT-ja e ka gjobitur subjektin me masë administrative 500 mijë lekë të reja ose 5 milionë të vjetra, si dhe do të ndërpresë lidhjen me rrjetin e kanalizimeve. Aktualisht në të gjithë vendin vijojnë kontrollet do të vijojnë për penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumenjve apo që kryejnë krime mjedisore.