Kohë më parë, doktori i njohur shqiptar, Pëllumb Pipero, në një intervistë të dhënë për RTSH propozoi që ndeshjet të luheshin 20 minuta pjesa për të mbaruar më shpejt dhe mundësia e kontaktit të jetë më e vogël… Në fakt, ky propozim u duk absurd pasi të ndryshohen rregullat duhet të ndërhyjë UEFA me një statut. Por, Sindikata Angleze, në sajë të shefit të saj Gordon Taylor, ka shprehur të njëjtin mendim: pra të reduktuohet koha e pjesëve të lojës.

“Shkurtimi i kohëve të ndeshjes do të ishte zgjidhje efikase. Pra, jo më 45 minuta për pjesë por më pak”. Një risi që mund të sjellë revolucionin e madh në sport, të paktën në futbollin që do të praktikohet në kohën e koronavirusit.