Skënder Brataj, kreu i Urgjencave Kombëtare u shpreh se qytetarët nuk po i respektojnë masat dhe në fund të këtij muaji mund të kemi rritje të numri të të prekurve të rinj. “Rezultatet e tanishme janë si rezultat i masave të marra, ndërsa efekti i lirimit të masave do të ndjehet nga fundi i muajit dhe fillimi i qershorit, sepse inkubacioni i virusit shkon deri në 14 ditë. Për fat të keq, njerëzit nuk po i respektojnë rregullat.

Mosrespektimi i tyre duket si diçka normale. Është krijuar ajo ideja se Covid-19 nuk ishte diçka jo reale, por nuk është aspak kështu. Është f rikë se sa do të jetë numri i të infe ktuarve pas dy javësh. Luhatja aktuale e shifrave është normale, pasi ka vetëm vatra, aktualisht në fasoneri në Durrës. Nuk ka inf eksion në masë në Shqipëri dhe kjo erdhi si pasojë e izolimit”, tha ai për A2.