Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha të dielën se do të kërkojë nga parlamenti që të miratojë dy javë shtesë të gjendjes së jashtëzakonshme, pas së cilës qeverisa më nuk do të kufizojë lëvizjet e qytetarëve. Sanchez tha se shtyrja e masave deri më 21 qershor do të ishte e fundit, për shkak të rënies së dukshme të rasteve me COVID-19.

Numri i viktimave të raportuara në Spanjë të shtunën është vetëm 4, një rënië drastike e shifrave. Numri total i vik timave është 27,125, ndërkaq i rasteve të infektuara 239,228.

Spanja, një nga shtetet më të prekura me koronavirusin e ri, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme më 14 mars. Si pjesa më e madhe e Evropës, edhe Spanja është në proces të lehtësimit të masave kundër koronavirusit.