Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video nga spitali COVID 2 ” Shefqet Ndroqi”. Manastirliu shkruan se pavarësisht pasigurisë nga e panjohura, rrezikut e frikës për vete dhe familjarët, mjekët, infermierët dhe i gjithë stafi i spitaleve që trajtojnë pacientët me COVID19 kanë bërë një punë heroike.
“Stafi mjekësor i spitaleve #COVID e ka përballuar me sukses fazën e parë të epidemisë. Pavarësisht pasigurisë nga e panjohura, rrezikut e frikës për vete dhe familjarët, mjekët, infermierët dhe i gjithë stafi i spitaleve që trajtojnë pacientët me #covid19 kanë bërë një punë #heroike në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm.
Dëgjoni eksperiencën dhe përjetimet e mjekëve dhe infermierëve të spitalit #COVID2, spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” #MëTëFortë #Bashkë”, shkruan ministrja Manastirliu.
Në video stafi i mjekëve dhe infermierëve tregon përballjen në vijën e parë me COVID-19, frikën për infektim dhe mungesën e familjes prej 1 muaj e gjysmë, qëkur Spitali “Shefqet Ndroqi” u bë Spital COVID2. “Qëkur ne u shpallëm COVID 2, prej 1 muaj e gjysme nuk e shohim familjen flasim përmes Skype e WhatsApp, por kemi 1 muaj e gjysmë që skemi kontakt”. “I kam shërbyer pacientëve pa e menduar nëse do të infektohesha përvete.”
“Momenti i parë kishte disa elementë brenda, pjesën e frikës, të ankthit dhe stresit për infektimin me COVID-19”.
Këto janë një pjesë e rrëfimeve të mjekëve dhe infermierëve që ju shërbejnë çdo ditë me përkushtim pacientëve të infektuar me COVID-19 në Spitalin “Shefqet Ndroqit”, shprehen mjekët dhe infermierët.