Sipas një studimi të kryer nga studiuesit e Universitetit të Columbia, i bazuar në të dhëna epidemiologjike dhe modele statistikore, nëse mbyllja e SHBA do të ishte vendosur dy javë më herët, të vdekurit do të ishin përgjysmuar dhe katastrofa do ishte shmangur.

Sipas Jeffrey Shaman, epidemiolog i Columbia në krye të ekipit hulumtues, nëse do të kishte filluar mbyllja e qyteteve, duke imponuar distancim shoqëror, nga 1 marsi në vend të 15-të marsit, të paktën 54,000 njerëz do të ishin shpëtuar në një vend ku sot numri i të infektuarve ka tejkaluar 1.5 milion, dhe të vdekurit pothuajse 100 mijë, praktikisht dy herë më shumë se Lufta e Vietnamit.E megjithatë, ende më 9 Mars, Presidenti Donald Trump në Tëitter shkroi: Le të mos mbyllim asgjë, jeta ekonomike vazhdon. Për momentin kemi vetëm 22 të vdekur, nuk kemi nevojë të mbyllemi.Sipas studiuesve, në qytete si New York, Detroit, New Orleans gjendja do të ishte krejt e ndryshme nga tani.