Pritjes i erdhi fundi. Tashmë edhe edhe zyrtare që Superliga shqiptare do të nisë me 3 qershor. Më në fund qeveria ka dhënë konfirmin e saj me anë të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, që ditën e sotme njoftoi mbi fazën e dytë të hapjes për shkak të koronavirusit. “Do të lejohen nga data 1 qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut,”- u shpreh Manastirliu. Më herët, ekzaktësisht më 13 maj, FSHF dhe klubet e Superligës vendosën datën 3 qershor për rifillimin e kampionatit, që është ndërprerë nga data 12 mars.

Sakaq më herët sektori i garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka caktuar edhe kalendarin e javës së 27, që do të luhet e gjitha më 3 qershor, por në dy fasha orari, në orën 17:30 dhe në orën 20:30. Në fashën e parë të orarit, në 17:30, do të luhet katër nga pesë ndeshjet: 1-Kukësi-Luftëtari, 2-Laçi-Teuta, 3-Bylis-Tirana dhe 4-Flamurtari Vllaznia. Ndërkohë në orën 20:00 është caktuar të luhet supersfida mes Partizanit dhe Skënderbeut, edhe pse nuk dihet se në cilin stadium, ‘Air Albania’ apo ‘Selman Stërmasi’.