Nga Gëzim Basha/
Teatri kombëtar u ndertua nga italianët si ndërtesë e përkohëshme për zbavitjen e trupave të tyre. Shëmbja e tij, normalisht, duhej të ishte bërë në vitet 60-të dhe prej asaj kohe Tirana duhej të kishte pasur teatrin e saj dinjitoz.
Legena politikë te tipit Tit Vasili, që kanë hequr dorë me dashje nga dinjiteti njerëzor, flasin sot për kujtesë historike duke harruar se jo çdo karakatinë mund të ketë privilegjin për të qenë, ashtu siç thotë T. S. Eliot, “a blessed structure.”
Gjysma e Teatrit Kombetar u shemb me vetëm një goditje duke zbuluar nje lëmsh të stërmadh skallafonjesh dhe pezhishkash, dëshmi e prishjes së vonuar.
Ata që flasin për fshirje të kujtesës historike do të duhej më parë ta ngrinin zërin për rënimin e kampeve të “Gulagut” Shqiptar në Spaç, Burrel, Ballsh etj; do të duhej të kujtoheshin për lojën që po bëhet me Hotel Dajtin, dikur një landmark Ballkanik etj.
Por nuk e bëjnë ngaqë puna e tyre është të karikojnë ca bateri të rëna partish të degraduara.. Ndertimet e përkohshme, kudo prishen pa shumë nostalgji.
Për kremtimin e 400 vjetorit të mbritjes së Kolombit në Amerikë, 110 vjet më parë, në Çikago, aty ku sot ndodhet Millenium Park, u ndërtua një kompleks me rreth 200 ndërtesa madhështore i quajtur Ëhite City.
Një mrekulli e vërtete! U rrafshua sepse ishte menduar si ndërtim I përkohshem. Aty sot ndodhen disa teatro, opera dhe muze arti me famë botërore të cilat u ndërtuan pas shëmbjes së Ëhite City. Ja edhe fotot e disa nga ndërtesave që u shembën. Askush nuk mendon sot se Çikagos ju demtua kujtesa historike!
*Gëzim Basha është pedagog historie në SHBA