Tenori i famshëm italian Andrea Bocelli tregoi se në muajin mars ka rezultuar pozitiv ndaj koronaviursit, por që atëherë është shëruar plotësisht.Ai foli para gazetarëve jashtë një spitali në Pisa, ku shkoi për të dhuruar gjak për kërkime mbi trajtimin eksperimental të plazmës për pacientët me COVID-19, njoftoi agjencia italiane e lajmeve, ANSA.
Artisti 61-vjeçar tha se gjithashtu u infektuan dhe bashkëshortja dhe dy fëmijët, por askush në familje nuk u sëmur rëndë.“Vetëm pak temperaturë ose pothuajse fare”, theksoi ai.“Bëra një test dhe rezultova pozitiv. Sinqerisht kur e zbulova, më 10 mars, bëra një not në pishinë sepse ndihesha mirë”, shtoi Bocelli.