Mbi 3000 teste serologjike janë realizuar nga laboratori i qendrës spitalore universitare Nënë Tereza përgjatë një muaji. Bazuar në planin e hartuar nga komiteti teknik për Covid-19, këtij testimi i janë nënshtruar deri tani gjysma e personelit shëndetësor.

“Janë testuar 50% 8 -9% kanë rezultuar pozitiv”. Shumica e personelit shëndetësor, mjek, infermier apo sanitar e kanë kaluar pa e ditur se janë prekur nga Covid-19. “Përqindjen më të madhe e zë spitali Covid 1 ku janë 12 % që e kanë kaluar shumica asimtomatik”. Testit serologjik i cili fakton nëse një person e ka kaluar apo jo koronavirusit, do t’i nënshtrohen të gjithë personat në sistemin shëndetësor për të kaluar më pas tek grupet e tjera të riskut.

Klan