Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Restoranteve Turistike në vend, për të dëgjuar shqetësimet e tyre në nisje të sezonit turistik.
Klosi është shprehur se është koha që të vendosen rregula e norma të reja sipas kushteve që na dikton COVID 19, që e mbrojnë turizmin, ku tregoi njëkohësisht edhe rrugën që duhet të ndjekin hotelet e restorantet turistike për të përfituar nga lehtësirat fiskale.
“Falenderim për sakrificën juve që keni qendruar të mbyllur dhe urim për sezonin turistik që të filloni punën e suksese për të vazhduar në këtë situatë të re. Mund të jetë një situatë që ne të vendosim disa rregulla të reja, norma me komunitetin tuaj. Një sistem më të mbrojtur për turizmin. Ka ardhur koha që i gjithë sektori të riformulohet nga pikëpamja e rregullave dhe normave. I gjithë turizmi e ka kaluar fazën e parë të ngritjes së sektorit, tani jemi në një zhvillim të qëndrueshëm. Nuk e kemi më frikën nëse është apo jo destinacion Shqipëria. Nuk diskutohet më, në Shqipëri do ketë turistë edhe këtë vit, falë punës së bërë nga të gjithë ju. Situata e pandemisë ishte një fatkeqësi natyrore që nuk varet nga një person. Të njëtjin shqetësim kanë të gjithë kolegët tuaj në të gjithë botën apo rajonin.Ne I kemi ndjekur shqetësimet tuaja. Jemi në një situatë të re, situatë që fillon sezoni. Kemi pasur komunikimin më të mirë të mundshëm me shoqatën.
Data 1 qershor do shënojë hapjen e parë të sezonit, po hapim kufirin tokësor po përpiqemi që atë pjesë të klientëve tuaj shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë dhe rajonit ta përfitoni. Pas 1 qershorit të nisin edhe resotorantet në plazhe dhe hotelet të nisë ndarja e sektoreve të plazhit. Nuk do lejohen individë që uzurponin plazhin dhe i shisnin te ju hapësirat për shfrytëzim.
Në kuadër të lehtësirave fiskale, po ju kujtoj që është ulur tvsh për hotelet si dhe reduktimi i paketës fiskale për agroturizmin. Shumë prej jush i plotësoni kushtet të krijoni një strukturë agroturistike, pra të krijoni një ndjesi shumë më të mirë për klientët. Ka mbi 20 struktura të vogla hotelerie dhe agroturizmi në Shqipëri, është e mundur që të përfitoni edhe ju nga lehtësisirat fiskale”.
Sa i përket paketës së ndihmës ekonomike, Klosi tha se: “Duhet ta dini që ky sektor mori mbështetje që nga biznesi i vogël, hoteleria dhe turizmi që mori pagën e luftës. Sa për likuiditetin e bizneseve tuaja është mundësia e kreditimit”,- vijoi ministri.