Sot, këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, mbush 31 vjeç. Ndër personat e parë që e ka uruar publikisht këngëtaren është një prej mikeshave të saj më të mira, Elvana Gjata. Në llogarinë e saj në Instagram, Elvana ka ndarë një performancë rrënqethëse të Besës, ndërsa krahas videos i shkruan fjalët më të ëmbla. “Ky zë rrënqethës, unik, del nga një shpirt i madh! Gëzuar ditëlindjen, të këndoftë zemra gjithmonë! Të dua shumë!”- janë fjalët e këngëtares të cilat me siguri ia kanë bërë zemrën mal Besës.

Vajzat e ruajnë prej vitesh shoqërinë me njëra-tjetrën dhe në rrjete sociale nuk mungojnë herë pas here dedikime kaq speciale siç vetëm mikeshat e ngushta dinë të bëjnë me njëra-tjetrën. Ditën e djeshme, Besa ndau në llogarinë e saj në Instagram disa foto të rralla nga fëmijëria, duke i treguar ndjekësve sesi dukej kur ishte ende në moshë të vogël.