Agjërimi i Manchester United në Premier League zgjat prej shtatë sezonesh të gjata tashmë. Asnjë nga pasardhësit e Sir Alex Ferguson nuk ka arritur t’i afrohet titullit në kampionat. E ka provuar edhe Louis van Gaal, por pa sukses. Trajneri holandez ka shpjeguar arsyet e dështimit për Voetbal International: “Manchester United nuk kishte cilësinë dhe ekipin për ta fituar Premier, dhe kishte në ekip 10 lojtarë mbi 30 vjeç dhe pesë mbi 35”.
“Unë i kam thënë klubit se doja të rinoja ekipin dhe i kam dhënë listën e objektivave të mi. Nuk e pret një situatë të tillë te klubi më i pasur në botë, por pavarësisht 600 milionë eurove të ardhura, nuk blinin lojtarët që më duheshin mua”. “Një klub si ai duhet të blejë objektivat e parë, jo të shtatët dhe të tetët”, ka thënë Van Gaal.