I pranishëm në ceremoninë e varrimit, kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë me dije se shtëpia e arkitektit dhe priktorit të njohur, Maks Velo do të bëhet shtëpi muze.

“Është një lamtumirë e jashtëzakonshme. Ai mendonte kurrë se do ribënim kinemanë në Laprakë, por për shkak të karantinës s’u bë. Shumë prej atyre që vrapojnë tek liqeni se dinë që bisketat janë të Maksit. Do bëjmë shtëpinë e tij muze. Do bëjmë një inventar të veprës dhe do ja kthejmë me dinjitet veprën e tij në një muze dhe memorium”, tha Veliaj.