Sebastian Vettel (GER) Ferrari SF1000. 27.02.2020. Formula One Testing, Day Two, Barcelona, Spain. Thursday. - www.xpbimages.com, EMail: [email protected] © Copyright: Moy / XPB Images

Sipas “Sky”, piloti gjerman Sebastian Vettel ka marrë një ofertë të përjetshme nga Ferrari, për të punuar edhe pasi të largohet nga pilot. Kontrata e 4 herë kampionit të botës skadon në fund të këtij viti dhe e ardhmja e tij është ende e paqartë. “Vettel ka marrë një ofertë të përjetshme nga Ferrari, por me një ulje dra stike të rrogës. Jo vetëm kaq, por ai nuk do të ketë më rolin e “numrit 1” te skuadra italiane. Kjo është një kontratë që vështirë se Vettel do ta firmosë, ndaj mund të largohet”, citojnë burimet e “Sky Sports”. Gjithashti, “Sky” konfirmon se Vettel ka edhe dy opsione të tjera për të ardhmen. E para është rinovimi me një vit i kontratës, ku do të paguhet 12 milionë euro. Edhe kjo ofertë nuk pëlqehet nga gjermani. Ndërsa opsioni i dytë është ai i shkëmbimit me Caslos Sainz, që aktualisht piloton makinën McLaren. Pra, shtohen zërat që Vettel të shkojë te makina McLaren në vitin 2021.