Xhemi Shehu është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar. Prej vitesh ajo i ka qëndruar besnike “Top Channel-it”, dhe në këtë ekran ka prezantuar disa emisione. “E diell” ka qenë emisioni që i dha më shumë famë, pasi prezantonte edhe krah Adi Krastës. Për disa sezone ajo qëndroi si imazhi i parë i emisionit dhe me siguri e mbani mend look-un e saj.
Ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim tani, Xhemi në atë periudhë kishte flokë të errët dhe i pëlqente që t’i mbante me onde. Së fundmi moderatorja ka kujtuar këtë periudhë të jetës së saj duke publikuar një foto në Instastory. Në këtë foto ajo shfaqet krah Adi Krastës dhe me një veshje moderne për atë kohë. “Kohë të arta”, shkruan Xhemi krah fotos. Tashmë, Xhemi prezanton spektaklin e njohur të humorit “Portokalli” dhe shpesh provon veten edhe në aktrim.