Ish banorja e Big Brother, Xhensila Pere ishte pasditen e sotme e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” nga Bieta Sulo. Ajo ka provuar se është tamam një nuse për shtëpi. E pyetur nga Bieta nëse do i nxirrte tapetet një herë në tre ditë për të qenë nuse për shtëpi, Xhensila ka pohuar. Ajo u shpreh se nëse do jetonte në shtëpi private dhe do i kishte kushtet atëherë do e bënte me patjetër.

“Në rast se jemi në shtëpi private, e bëjmë vetë ne femrat, nuk ka nevojë për t’u dukur nuse për shtëpi. Tapeti duhet nxjerrë se sado fshesa ta pastrojë është më mirë ta shkundësh. Do i nxirrja tapetet çdo 3 ditë në rast se do i isha në shtëpi private”, tha Xhensila.