Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka mbërritur pranë godinës së Teatrit Kombëtar, por aty ka gjetur vetëm gërrmadhat. Ashtu siç ishte paralajmeruar, godina është shembur per t’i hapur rruge ndertimit te teatrit te ri si dhe zona është rrethuar me forca speciale.
Janë shoqëruar në polici aktivistë, aktorë dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike, kanë mbërritur në vendgjarje, por nuk e kanë gjetur godinën e Teatrit.