Zvicra i ka dhënë sot dritën jeshile hapjes së shtëpive publike prej javës që vjen, me disa rregulla strikte mes të cilave mbajtje distance mes fytyrave “një parakrah larg njëra-tjetrës” gjatë se ksit. Në rregulloren e çuditshme përcaktohen gjithashtu në detaje pozicionet e lejuara, por ndalohen praktikat se ksuale me më shumë se dy persona. Rregulli i anonimatit për klientët është hequr pasi të dhënat personale nevojiten për gjurmimet në raste infektimi me koronavirus. Pr ostitucioni ka qenë i ligjshëm në Zvicër që prej vitit 1942.

Grupimi kryesor i kësaj industrie ProKoRe, ka lobuar prej kohësh me qeverinë për rinisjen e profesionit më të vjetër në botë. Rregullat janë hartuar në mënyrë të tillë që maskat të mbahen nëse është e mundur, si dhe kerkohet rritje e higjenës me larjen e çarçafëve për çdo klient.

Ministria suedeze e shëndetësisë ka listuar ato që quan “biznese er otike” mes atyre që mund të nisin aktivitetin prej 6 qershorit. Në një letër për qeverinë, grupi ProKoRe rekomandonte si rregulla: “Gjatë se ksit duhet të përdoren pozicione në të cilat transmetimi i pilave është më i vogël; Nuk do të ketë shërbime me kontakt fytyre; Mes dy njerëzve duhet të ketë distancë të fytyrave të paktën një parakrah; Nuk do të ofrohen shërbime që përfshijnë më shumë se dy njerëz; Mbulimi i hundës e gojës është i rekomanduar, ndërsa praktikat an ale do të kryhen me doreza; Klienti dhe punonjësi i se ksit rekomandohet të bëjnë dush para dhe pas takimit”. Deri më sot, Zvicra ka regjistruar 30,796 raste koronavirusi dhe 1,655 vd ekje, sipas shifrave qeveritare.