Me rastin e Festës së Fëmijëve, 1 Qershorit, Rudina Dembacaj i ka përgatitur një surprizë vogëlushes së saj Viktorias dhe këtë e ka zbuluar me postimet e fundit në Instagram.
Rudina i ka blerë Viktorias një biçikletë rozë dhe një monopat, të cilat i ka ka vendosur në dhomë. Vogëlushja shfaqet shumë e lumtur kur sheh dhuratat teksa pjesë në këtë surprizë ka patur edhe Marku. Ky i fundit shfaqet duke u kujdesur për Viktorian, e cila mezi pret të mësojë biçikletën.
Në një postim tjetër Rudina tregon se i ka blerë Viktorias edhe dhurata të tjera, me të cilat ajo shfaqet duke luajtur.