Stafet mjekësore në maternitet kanë treguar kujdes shembullor ndaj nënave dhe fëmijëve veçanërisht në periudhën e pandemisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka uruar festën e 1 qershorit duke ndarë një foto nga një foshnje e sapolindur.

“Me Drinin e porsalindur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, nën kujdesin shembullor të stafeve tona mjekësore, një urim të përzemërt për çdo fëmijë: Gëzuar festën”,shprehet Manastirliu.

“Që nga fillimi i programit të qeverisë në vitin 2019, rreth 50 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes nga 40,000-120,000 mijë lekë. Mbështetja financiare e qeverisë për çdo të porsalindur nga 40,000-120,000 lekë ka filluar që prej 1 Janarit 2019”, tha Manastirliu.