Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj. Gjatë fjalës së tij mjeku tha se nuk ka raste të riinfektimit me COVID-19.
Gjithashtu shtoi se një faktor i rëndësishëm është dhe cilësia e tamponit, e cila jo çdo herë është e saktë në rezultatet e saj. “Nuk ka raste të riinfektimit. Ore si ka mundësi doli në Kinë, u rishfaq në Wuhan. Ishin persona që u rikthyen atje dhe ishin të mbartura. Ka të bëj dhe cilësia e tamponit. Tamponi ka 20-30 % negativ. Të sëmurët me COVID pasi shërohen, pas 14 ditësh bëje dy here testin”, u shpreh Brataj.