DASHI: Çiftet e krijuara në këtë periudhë e jetojnë dashurinë në bazë të ditës, nuk duan të bëjnë projekte për të ardhmen dhe njësoj si muajin e shkuar, ata që këmbëngulin të martohen e bëjnë vetëm sepse kanë nevojë për siguri, jo sepse janë të bindur që kanë gjetur njeriun e zemrës. Ndaj bëni kujdes nga hapat e rremë. Venusi është interesant, pasi do të përjetoni ndjesi më të mira nga data 25. Do të ketë një fazë ndryshimi edhe për çiftet që kanë qenë të dyzuara gjatë dy vjetëve të fundit.
DEMI: Nëse po jetoni një lidhje prej kohësh, mund të kërkoni diçka më shumë, martesën, bashkëjetesën. Diskutimet që kanë lidhje me fëmijët dhe shtëpinë mund të zgjidhen në një periudhë kaq interesante, megjithatë me maturi. Njohjet e reja do të jenë të këndshme dhe mund të rezultojnë të rëndësishme në planin sentimental. Të ndarët nga vjet kanë një zjarr të ri në zemër. Do të lindin lidhje rastësore. Situata bëhet edhe më interesante për ata që nuk kanë një lidhje. Në përgjithësi, mund të thuhet se ata që kërkojnë lidhje të reja duhet t’i rezervojnë pushimet në vende ku është më e lehtë të krijoni njohje të reja. Situata do të jetë shumë e mirë edhe në fund të muajit.
BINJAKËT: Duhet të kuptoni se ç’lojë doni të luani, sepse në këtë muaj mund të përjetoni një dashuri kalimtare, por edhe një histori të vërtetë dashurie. Është e rëndësishme të qëndroni pranë një njeriu që ju do vërtet. Ata që kërkojnë histori të reja nuk do të zhgënjehen aspak. Të martuarit nuk duhet ta teprojnë me kritikat. Çiftet që kanë pasur probleme në sferën profesionale janë më të qetë tani, sepse ka më shumë shpresë për të ardhmen e tyre. Dy fundjavat e fundit të muajit do të jenë intriguese.
GAFORRJA: Është periudhë interesante për dashuritë e reja, pasi po i afrohemi një vere shumë të nxehtë. Është moment i rëndësishëm për ata që duan të martohen ose të bashkëjetojnë. Ata që vendosin të zyrtarizojnë lidhjen këtë verë, e bëjnë nga dashuria dhe pasioni, pasi ekonomikisht dhe profesionalisht nuk keni ende siguri. Por qershori ju nxit të keni besim tek e ardhmja, sepse mes vjeshtës dhe dimrit do të ndodhë diçka pozitive. Ata që kërkojnë dashurinë duhet t’i lënë mënjanë kritikat dhe nga data 20 do të keni më shumë fat. Dashuritë që lindin tani janë intriguese.
LUANI: Ata që ia mbyllin portën dashurisë, gabojnë, sepse është shumë e rëndësishme t’u lini vend interesave të reja. Deri më datë 20 është një periudhë e bukur për të fituar një sfidë në dashuri. Me shenjën e Binjakëve ose të Dashit mund të keni ndjesi të veçanta. Shihen me sy pozitiv edhe lidhjet me Shigjetarin. Të lindurit në shenjën e Demit ose të Ujorit mund të përpiqen t’ju ndalin ambiciet ose janë gjithmonë të gatshëm t’ju kritikojnë. Fundi i vitit 2020 nuk do të sjellë ndryshime drastike vetëm në planin praktik, por edhe në atë sentimental, ndaj duhet t’i mbroni lidhjet tuaja.
VIRGJËRESHA: Keni kohë që jeni bërë shumë më të vëmendshëm ndaj atyre që ju rrethojnë. Vetëm në raste të jashtëzakonshme, e kërkoni gjetiu atë që nuk e gjeni. Nuk është e thënë që të gjithë mund të duan t’i thyejnë rregullat, por tundimi i përjetimit të një dashurie pa ndërlikime mund t’ju nxitë. Ata që duan dashuri të reja s’duhet të tërhiqen, por nuk është momenti i duhur për tradhti. Të gjitha lidhjet që fillojnë në qershor do t’i tregojë koha, por bëni kujdes edhe nga dashuritë kalimtare.
PESHORJA: Jeta sentimentale vazhdon të jetë intriguese për ata që duan. Ky është momenti më i mirë për të menaxhuar emocionet. Lidhjet kanë një evoluim të jashtëzakonshëm, nëse më parë kanë kaluar në fazën e miqësisë. Kanë ndodhur debate me familjarë, por edhe me fëmijët, për çështje parash apo motive personale. Gjithsesi, duhen kapërcyer. Pikërisht ju, që jeni shumë emotivë dhe të ndjeshëm, mund të dukeni më cinikë dhe të ftohtë. Ndonjëherë i impononi vetes një sjellje të ftohtë që të mos prekeni nga emocionet e të tjerëve, për të pasur kohë të vendosni ose për të mos të shprehur mendimin tuaj, pasi nuk i keni ende idetë e qarta dhe rrezikoni të gaboni. Bëni kujdes nga lidhjet që nisin si lojë dhe nga tradhtitë
AKREPI: Çiftet janë shumë më të qeta, sepse duke iu afruar gjysmës së dytë të vitit shtohet mundësia për të zgjidhur problemet financiare dhe ato profesionale. Marrëdhëniet me fëmijët kërkojnë më shumë kohë dhe duhet programuar edhe një eveniment në muajt në vazhdim. Në javët në vazhdim, ndjenjat do të jenë shumë interesante, kulmi i të cilave do të jetë në gusht. Tani duhet të kuptoni se ç’ka mbetur nga një dashuri apo shoqëri. Qershori mund të jetë muaji i duhur për të krijuar një lidhje ose për njohje të reja.
SHIGJETARI: Çiftet e hershme duhet të bëjnë një analizë të detajuar të situatës dhe të të gjitha ngjarjeve të fundit. Kjo situatë reflektimi ka nisur që në prill. Ndoshta njëri nga partnerët në çift ka probleme në punë, ose keni pasur probleme në familje të cilat, më në fund, janë drejt zgjidhjes. Para se të vendosni, pritni të kalojë ky muaj, pasi nuk ju mungon dashuria, por është periudhë pak e vështirë. Nëse ka ditë që ju duket sikur diçka nuk shkon, jeni gati të rebeloheni, mendohuni para se të flakni gjithçka, pasi nëse shkatërroni një lidhje tani, mund të mos e rikuperoni më kurrë. Çiftet që janë më shumë në krizë duhet të bëjnë kujdes rreth datave 12 dhe 13. Marrëdhëniet në krizë mund të kalojnë në ndarje përfundimtare, por vetëm nëse i kanë problemet prej vitesh.
BRICJAPI: Nëse jeni ende vetëm këto ditë, do të thotë që s’doni të jetoni një dashuri të rëndësishme, ose thjesht ju pëlqen të frekuentoni njerëz pa shumë angazhime. Janë të favorizuar ata që kanë një familje dhe duan të ndërmarrin projekte të reja. Nuk mund të përjashtohet që ky të jetë viti i martesës, bashkëjetesës ose i zgjedhjes së rëndësishme. Bëni kujdes nga lidhjet jashtëmartesore, jo vetëm sepse nuk këshillohen në përgjithësi, por sepse është viti kur duhet të jeni shumë të qartë me veten dhe të tjerët. Do të merrni vendime të rëndësishme brenda verës.
UJORI: Nuk do të keni më dëshirën të krijoni lidhje kalimtare. Ata që janë akoma vetëm, që janë të pjekur, nuk do të kenë dëshirë të luajnë. Madje, me një horoskop kaq të rëndësishëm dhe favorizues, mund të lindë edhe ideja për të bërë fëmijë nga fundi i vitit. Datat 23 dhe 25 kërkojnë pak vëmendje për marrëdhëniet në përgjithësi. Edhe pse mund t’ju kushtojë shtrenjtë, duhet bërë një sqarim. Nuk mund të heshtni më.
PESHQIT: Çiftet duhet të rishqyrtojnë marrëdhëniet e tyre, parashikohet njëfarë mërie për ata që s’u janë rikthyer dot lidhjeve të vjetra. Ndërsa ata që mendonin se me tradhti zgjidhën një krizë, tani s’janë të lumtur dhe duhet të zgjidhin kaosin e krijuar. Ata që janë tradhtuar duhet të pyesin veten nëse me ose pa vetëdije e kanë shtyrë partnerin drejt tradhtisë. Qershori është muaji i verifikimeve, brenda korrikut duhet të jeni më elastikë. Ndonjëherë, në zgjedhjet tuaja parapëlqeni njerëzit racionalë, sepse ju falin siguri. Për shembull, me Bricjapin, Demin dhe Virgjëreshën mund të krijohen lidhje fillimisht intriguese, por më pas këto shenja nuk ju ofrojnë atë që doni.