Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka njoftuar se të gjitha fluturimet e parapara për datën 16 qershor janë anuluar. Për shkak të Covid-19 aeroporti vazhdon të jetë i mbyllur. “Të dashur udhëtarë, Ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 16 Qershor 2020 janë anuluar. Për rezervimet tuaja si dhe detaje tjera rreth fluturimit ju lusim të qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ditë më parë nëpërmjet një shkrimi në Facebook pati paralajmëruar hapjen e shpejtë të aeroportit. “Brenda pak ditësh do të marrim vendim për hapjen e aeroportit, gjithnjë sipas rekomandimeve të mjekëve, autoriteteve përkatëse dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës/ IKSHPK.’, kishte deklaruar Zemaj më 13 qershor.

Që nga përhapja e pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 1,486 raste me COVID-19, ndërsa të shëruar 1,183 dhe të vd ekur 33.