Natyrë komplekse, perfeksionistë, thu mbues, të sertë, të drejtëpërdrejtë…po flasim për virgjëreshën. Nëse shpesh herë nuk e gjeni veten në këto përshkrime, thjesht mund t’i përkisni një tjetër personaliteti të virgjerëshës, kjo sepse çdo shenjë ka 3 karaktere ! Zbulojini ato më poshtë:

Man jaku i pastërtisë dhe rregullit

Të fiksuar pas rregullit , organizimit dhe pastërtisë. Gjithmonë me 10 lloje pecetash në çantë, me dezinfektues duarsh, e gjithëfarë produktesh higjienike që gjenden në treg! Manjaku i pastërtisë kërkon ta lajë pjatën që të ka vënë përpara ende pa mbaruar ushqimin, kërkon të fluturosh e të mos prekësh dyshemenë, nëse kjo e fundit është larë dhe nëse nuk i heq këpucët që tek pragu i derës, virgjëresha do ju mbajë një fjalim të gjatë mbi bakteret dhe viruset që ju po sillni në shtëpi. Nëse jeni e kundërta e kësaj çfarë përshkruam më sipër, mos bëni gabimin të lidheni me një virgjëreshë, sepse do vu ani gjithë jetën!

Paragjykuesit

Paragjykues dhe me vetëbesim të lartë ! Paradoksale apo jo? Shumica e njerëzve kritik mbeten kryesisht vetë-kritikë,” shkruan eksperti i marrëdhënieve me Dr. Steven Stosny. POR me virgjëreshat ndodh e kundërta ! Janë të mirë të gjykojnë të tjerët, por veten s’e ulin kurrë.

Tipi që do t’i kënaqë të gjithë

Virgjëresha gjithashtu mund të jetë një nga shenjat më bujare të zodiakut ! “Mbi të gjitha, virgjëresha kërkon të ndihmojë,” shkruan astrologia Aliza Kelly Faragher. Ata janë miqësor dhe dashamirës të sjellshëm, të butë dhe mbështetës! Jane te afte ta perdorin inteligjencën dhe shkathtësinë e tyre të pabesueshme për zgjidhjen e problemeve.Megjithate dikush duhet t’i vendose kufij ,pasi virgjeresha duan t’i fusin hundet kudo, edhe pse thone “DUA T’JU NDIHMOJ”.